Lajme

Tetë policë të lënduar nga aksidenti në veri

12/13/2024 22:09
nga:Y I

Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, tha për Express se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para dhe ende nuk ka shumë informacione.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, tha thënë Mustafa-Hakaj.

Aksidentohet autoblinda e Policisë në veri, lëdohen disa policë