Lajme

Tetë burra u gjuajtën mes veti me armë dje në Vushtrri, policia jep detaje

10/03/2024 10:04
nga:N K

Tetë persona janë intervistuar dje në Vushtrri pasi si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.

Njëri nga të intervistuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri / 02.10.2024 – 12:09. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.