Lajme

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë, këto vlerësime janë vitale për stabilitetin

12/11/2025 11:43
nga:G B

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë.

Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.

“Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Europian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Terras në nisjen e vizitës së tij në vend kishte takuar presidenten Vjosa Osmani, pjesëtarë të shoqërisë civile e klerikë fetarë.