Lajme

Tërmkolli e quan hakmarrje shkarkimin e Hotit: Albini përmendi gjakderdhje si mesuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi

03/26/2020 11:14
nga:E Sh

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar për shkarkimin e zvkryeministrit Avdullah Hoti, mbrëmë në orët e vona, pasi deputetët dhanë votat e tyre për rrëzimin e Albin Kurtit, kryeministër.

Ajo e quajti shkarkimin e Hotit nga kryeministri “hakmarrje”, duke shtuar se Kurti ka rënë në kurthin e natës.

Deklarata e saj e plotë:

Albini i natës!
Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin. Kosova nuk ia pat borxh as shkarkimet, as rrëzimin e qeverisë në kohë coronavirusi. Por ai nuk sheh as popull, as shtet. E sheh veç Albinin i cili kënaqet dhe mbijeton vetëm në kaos, në anarki, në trazira, për të treguar kush është ai. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!.