BLIC.TV

Tërmkolli: Albin Kurti është frikacak – nuk udhëhiqet shteti me gjyks përpara

05/08/2020 22:53
nga:A. R.

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Blic.

Në një intervistë për Blic Interview, Tërmkolli e ka quajtur Kurtin si burracak dhe frikacak.

Thotë se nuk bëhet politika me “gjyks”, por duhet të dilet dhe të përballet si udhëheqës i shtetit.

“Albin Kurti është frikacak. Nuk bëhet politika që të dilet me gjyks përpara. Por, duhet t’i dilet zot shtetit dhe proceseve”, ka thënë Tërmkolli.

Tutje, ajo thotë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte nisur “prishjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, por shton se “Haradinaj e kishte përmisuar gabimin dhe kishte arritur që ta formojë Ushtrinë e Kosovës”.

Ndiqeni dokumentarin e plotë nga Blic Interview me titull “Politikë në Pandemi”