Lajme

Terminali bosh- Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës ka një mesazh për kolegët

03/28/2020 11:57
nga:Y I

Terminali i Aeroportit të Prishtinës është bosh si kurrë më parë. Në këtë gjendje ka ardhur si pasojë e masavae parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, duke treguar me anë të fotove se si duket tash terminali, ka përcjell edhe një mesazh tek kolegët e saj, duke i motivuar ata që ta mbajnë lartë moralin, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të kthehen sa më herët në punë.

“Do të vijë një ditë që do të ishte e pamundur ta shihnim ndonjëherë terminalin bosh kështu. Edhe mua më mungon por qëndroni pozitiv dhe ‘karikoni bateritë tuaja’ sepse sezoni i verës po vjen dhe kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”.

“№ ankesa më vonë se jeni lodhur, ose se keni nevojë për pushim! Ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe ju premtoj se sapo të mbarojë kjo, do të festojmë të gjithë së bashku. Mbajeni moralin tuaj të lartë dhe qëndroni në shtëpi që të kthehemi më herët në punë!”, ka shkruar Gara në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i plotë: