Lajme

Tërmeti në Durrës shembi dhe një fabrikë alumini, momenti kur pronari nxirret nga rrënojat pas 4 orësh

11/28/2019 10:36
nga:B. D

Tërmeti i rënë dy ditë më parë ishte shkatërrimtarë, sidomos për shumë banesa në Durrës e në Thumanë.

Ndërkohë pa dëme nuk është ndarë edhe Shkozeti i qytetit të Durrësit, ku një fabrikë alumini është shembur plotësisht. Pronari i kësaj fabrike mbeti për rreth 4 orë nën rrënoja.

“Këtu ishte dëmi më i madh. Pronari i kompanisë mbeti nën rrënoja për katër orë. Shyqyr zotit sot është mirë. Ka plasaritje të mëdha të strukturave të kompanisë. vetëm dëme materiale. Ka shumë dëme. Puna nuk vijon dhe duhet të shikojmë si është gjendja gjithçka është pezulluar”, tha një punonjëse e fabrikës.

Këto janë pamjet rrëqethëse të shembjes së fabrikës “Pespa Alumin” në zonën e Shkozetit të Durrësit në të gdhirë të së martës më 26 Nëntor, kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shembjes së fabrikës nga lëkundjet e forta sizmike. Pas goditjeve fatale, edhe kamera e sigurisë pëson defekt për shkak të shembjes së objektit. Në momentin e rënies së tërmetit, brenda fabrikës ndodhej presidenti i firmës, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Për fat të mirë, ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore. Pranë fabrikës së rrëzuar, është edhe një ndërtesë tjetër që ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i së martës, për të cilin banorët thonë se është në rrezik shembje.

03/22/2020 13:43

Edhe një i infektuar në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri