Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Durrës.
Lëkundjet janë ndjerë për pak sekonda rreth orës 15:21.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Durrës, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 e shkallës Rihter.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.


