Sporti

Tërhiqet shorti për Ligën e Konferencës, këto janë çiftet

12/13/2021 14:26
nga:E K

Sot (e hënë) është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.

Skuadrat që u kualifikuan si pozitë e dytë do të përballen me ato që vinë nga pozita e tretë e Ligës së Evropës.

Ishte kapiteni legjendar, Lorik Cana që hodhi shortin lidhur me këtë garë.

Këto janë të gjitha çiftet:

Marseille – Qarabag

PSV – Maccabi Tel-Aviv

Fenerbahce – Slavia Praha

Midtjylland – PAOK

Leicester City – Randers FC

Celtic FC – FK Bodo/Glimt

Sparta Praha – FK Partizan

SK Rapid Wein – Tottenham/Vitesse

Ndeshjet e para zhvillohen me 17 dhe 24 shkurt