Lajme

Tërheqet nga shitja “Agrokultura-toka” në Malishevë të Gjilanit

08/09/2017 17:15
nga:A. R.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin Agrokultura Toka në Malishevë (Lot B), prona në Komunë të Gjilanit.

Kjo njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 35, me numër rendor 08, e cila do të mbahet më 6 shtator, ndërsa tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të Aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me çka AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik që lidhet me privatizimin e kësaj ngastre kadastrale derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 35 tani përfshinë 64 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Afati i fundit i parakualifikim për këto asete është caktuar data 30 gusht, ndërsa dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 6 shtator, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 35 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

09/21/2019 21:40

Tubim madhështorë i rinisë së Nismës, Malisheva e do Limajn kryeministër