Geek

Teoria e fundit e Hawking hedh dritë mbi multiversin

05/02/2018 18:53
nga:P M

Realiteti mund të jetë i krijuar prej universeve të shumëfishta që mund të mos jenë shumë të ndryshëm prej Universit tonë, ka shkruar Stephen Hawking në teorinë e tij përfundimtare për Kozmosin. Puna e tij është kompletuar vetëm disa javë para se fizicienti të ndërrojë jetë në muajin mars. Në këtë punim, në mënyrë të thjeshtë, pasqyrohet e kaluara 13.8 miliardë e vjetër e Universit, për të cilin janë dhënë shumë propozime, shkruan ‘The Guardian’, përcjellë Gazeta Blic.

Punimi i Hwaking është publikuar të mërkurën në ‘Journal of High Energy Physics’. Ky punim është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë me Thomas Hertog, fizicientit belg në ‘Catholic University of Leuven’. “Kemi punuar shumë gjatë në këtë punim”, ka thënë Hertog.

Hertog kishe udhëtuar në Cambridge për të punuar me Hawking në teorinë e tij, por kah fundi, komunikimi me të ishte bërë i vështirë, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Hawking. ” Gjithmonë e kam pasur përshtypjen se ai nuk dëshiron asnjëherë të dorëzohet dhe, në një mënyrë, ky ishte Hawking. Ai, asnjëherë nuk ka shfaqur ndonjë shenj të dorëzimit”, ka thënë Hertog.

Asnjëherë s’është thënë mes nesh se kjo do të jetë letra e fundit. Personalisht e kam ndje se ky mund të jetë ‘udhëtimi’ ynë i fundit, por asnjëherë nuk i’a kam thënë atij”, ka thënë Hertog.

Fizicientët modern kanë më shumë sesa një teori si është krijuar Universi, por, njëra nga idetë më të popullarizuara është ajo se ‘bing’bang’ është përcejllur nga një shpërthim kozmik, i cili ka krijuar numër të pafund të ‘xhepave universesh’, të shpërndarë nëpër hapësirë.

“Teoria e zakonshme e zgjerimit të Universit parasheh se Universi ynë, përgjithësisht, është sikur një fraktal i pafund me një mozaik ‘xhepa universesh’ të ndryshëm, të ndarë nga shpërthime oqeanike”, kishte thënë Hawking vjeshtën e kaluar.

Por, në punimin e fundit, Hawking dhe Hertog sfidojnë këtë pikëpamje. Në vend të teorisë se hapësirës së mbushur me ‘xhepa universesh’ që zbatojnë ligje radikalisht të ndryshme të fizikës, këto universe alternative, aktualisht, mund të mos ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

Përderisa pasojat e propozimit mund të mos jenë të dukshme, teoria mund të sigurojë një komfortitet për fizicientët, të cilët kanë pikëpyetje si është e mundur që duke pasur parasysh të gjitha këto variacione të mundshme armiqësore, ne gjejmë vetën në një Univers të përshtatshëm për jetë.

“Në teoritë e vjetra gjenden shumë lloje të universeve; disa të zbrazëta, të tjerë përplot materie, disa që zgjerohen shumë shpejt, e disa jetëshkurtër. Mbetet mister se si ne jetojmë në një Univers të veçantë ku çdo gjë është e balancuar për mrekulli në një rregull kompleks, për të shfaqur jetën”.

Ky punim hedh një hap para në sqarimin e këtij misteri, ka thënë Hertog, i cili ka bashkëpunuar me Hawking në punimin e tij të fundit mbi teorinë e multiversit.