Argjentina dhe Franca po i afrohen finales së të dielës të Botërorit në Doha me humor të ndryshëm. Entuziazëm i madh për amerikano-jugorët, të rrëmbyer nga bëmat e Leo Messit; pak shqetësim për francezët që luftojnë me disa lojtarë të prekur nga gripi i devesë.
Të parët që shfaqën simptoma ishin Upamecano dhe Rabiot, që munguan në gjysmëfinale kundër Marokut dhe u vendosën në izolim, pastaj janë edhe Varane dhe Konate, me simptoma të lehta për të parin dhe pak më të fortë për të dytin.
Theo Hernandez gjithashtu humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi në gju. Megjithatë, nuk është vetëm infermieria ajo që shqetëson francezët. Në fakt, pritja e gjatë u shënua nga zërat për një komplot të supozuar që do të synonte të favorizonte Argjentinën.
Rmc Sport i ka kushtuar shumë hapësirë kësaj teme, bazuar në disa elementë. I pari kundër të cilit është drejtuar gishtin është Leo Messi, shtatë herë Topi i Artë, i cili nuk ka arritur kurrë të fitojë një Kupë Bote deri më tani.
Në moshën 35-vjeçare, mallkimi u thye vitin e kaluar kur Pleshti fitoi Kupën e Amerikës, para së cilës ai nuk kishte ngritur asnjë trofe me ekipin kombëtar.
Sipas tezës së konspiracionit, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk do të donte që lojtari i PSG-së ta mbyllte karrierën e tij pa fituar kurrë një kampionat botëror.
Skuadra e Scaloni-t, pikërisht për këtë arsye, do të kishte marrë deri tani ndihma të ndryshme arbitri: nga pesë golat e shënuar nga Messi në Katar, tre erdhën me penallti. Por Argjentina kishte edhe një të katërt, kundër Polonisë, të humbur nga numri 10.
Disa nga këto vendime janë rrethuar nga polemika. Sidomos ai i italianit Orsato ndaj Kroacisë në gjysmëfinale. Arbitri i cili u akuzua gjithashtu se nuk kishte dhënë një goditje nga këndi në aksionin që solli kundërsulmi argjentinas dhe penalltinë. Edhe presidenti kroat Zoran Milanovic doli në fushë duke bëritur për skandal: “Penallti imagjinare”.
Edhe Pepe, mbrojtësi portugez, ka thënë pas eliminimit të Portugalisë nsaj Marokut se gjithçka ishte vendosur që Messi të fitonte, pak orë para se të luhej Argjentinë-Kroaci.
“Është e papranueshme që një argjentinas të na arbitrojë pas asaj që ndodhi të premten, me ankesat e Messit kundër Holandës. Pas asaj që pashë sot, ata mund t’ia japin Argjentinës titullin direkt”.
Në Francë nuk është anashkaluar as reagimi i tepruar, për të mos thënë një gëzim i vërtetë, me të cilën profili spanjolle i FIFA-s ka postuar disa herë në
Twitter për të festuar fitoret e Albiceleste-s në Kupën e Botës.
Një ekzaltim që gjykohet i tepruar, pasi është organi më i lartë i futbollit në botë. Nuk mund të mohohet: të dielën në orën 16:00 do të ketë presion të madh ndaj arbitrit polak Marciniak.