Cool

Tentoi të bllokojë teshtitjen, i ndodhë më e keqja!

01/18/2018 13:00
nga:A. R.

Të mbyllësh gojën dhe hundët në momentin që tështin, nuk këshillohet nga mjekët.

Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.

Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Ai u paraqit në urgjencë me hundën e thyer. Menjëherë pyetja e parë që doktorët i bënë ishte nëse ishte goditur me grusht, por përgjigjja që morën i habiti, transmeton tch.
34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një tështimë.