Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit F.B., për veprën penale vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri më 22 tetor 2021 në një fshat të komunës së Kaçanikut, në rrugën kryesore që shkon për në Tetovë, pas një fjalosje, me dashje që ta privojë nga jeta, godet njëherë në shpatull dhe një herë në kraharorë të dëmtuarin T.D., për pasojë i njëjtë pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet në QKUK, në Prishtinë.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.N. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 tetor 2021 në një fshat të komunës së Kaçanikut, në rrugën kryesore që shkon për në Tetovë, pas një fjalosje, me dashje që ta privojë nga jeta, godet njëherë në shpatull dhe një herë në kraharorë të dëmtuarin T.D., për pasojë i njëjtë pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet në QKUK, në Prishtinë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.