Sporti

Tentativa e fundit e Real Madridit për Pogban, ky është plani “B” i galaktikëve

08/02/2019 14:19
nga:M K

Janë orë përcaktuese për të ardhmen e Paul Pogba.

Francezi ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i Real Madrid në këtë merkato vere.

Ekipi i Zinedine Zidane ka vuajtur shumë në miqësoret që ka zhvilluar, 4 humbje dhe vetëm një fitore, 16 gola të pësuar, një situatë alarmante e cila detyron klubin spanjoll të futet sërish në merkato.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”: Real Madrid do të provoj dhe një herë të mbyll marrëveshjen me Pogba, kanë kohë deri më 8 gusht, ditë në të cilën mbyllet merkato në ishullin britanik.

Man.United po reziston më shumë se sa parashikohej, as që kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e Pogba, pa marrë atë që kërkojnë, minimalisht 150 milion euro kesh.

Nëse dështon pista Pogba, Reali ka gati dhe planin B, bëhet fjalë për Van de Beek.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Ajax dhe Real mund të bihen dakord mbi bazën e 60 milion eurove për të transferuar holandezin në Madrid.

Pas largimit të De Jong dhe De Ligt, Ajax do të përpiqet të bëjë rezistencë për Van de Beek, tre largime do të ishin tepër por nëse Pogba nuk vesh fanellën e bardhë do të ishte e vështirë që Ajax ti bënte ballë presionit të presidentit Perez.

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet