Lajme

Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë: Dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda përjashtohen për 10 ditë

10/18/2024 18:02
nga:Y I

Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Kjo masë vjen një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, ku dy deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve.

Deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum ne shenjë proteste.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”.

Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërkohë sipas mazhorancës deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

/Ora News/