Sporti

Tensione në Athinë, Avdijaj përplaset me mbrojtësin serb

08/22/2019 23:13
nga:M K

Skuadra e kosovarit, Donis Avdijaj, Trabzonspor ka shënuar fitore si mysafir i AEK-ut të Athinës.

Në duelin e parë të fazës “Play-Off’it”, ekipi turk shënoi fitore të madhe, duke i’u afruar kështu synimit, pjesëmarrjen në europa Ligë, shkruan GazetaBlic.

Të tre golat i realizoi ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Ecuban, derisa e humbën edhe një penallti, përmes ish-anëtarit të Milanit, Jose Sosa.

Ndërkaq, ajo që i’a vlen të përmendet është aktivizimi i yllit kosovar, që u përball me probleme të shumta kohëve të fundit, Donis Avdijaj.

Fantazisti u inkuadra në minutën e 71-të, derisa e zëvendësoi Nwakaemen. Megjithatë, nuk shkoi gjithçka qetë me ish-futbollistin e Willem II.

Ai pati një zënkë me futbollistin boshnjak me origjinë serbe, Ognjen Vranjes, por që me ndërhyrjen e bashkëlojtarëve, u mbyll shumë shpejtë ai konfrontim.

/GazetaBlic/

08/22/2019 22:20

Donis Avdijaj, 20’të minuta në fitoren e Trabzonsporit