Lajme

Tension në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi jep një orë pushim

03/14/2018 15:15
nga:Gazeta Blic

Për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte edhe ligji i gjuhëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh. Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie.

Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me Rregulloren duke filluar nga mospasja e debatit publik, etiketimi i ligjit me yllin evropian, Komisioni amë si dhe mos-shqyrtimi i amendamenteve gjatë leximit të dytë.

12/10/2018 09:54

Bora i zë në befasi Ministrinë e Infrastrukturës, kjo është gjendja në autostradën “Arben Xhaferi”