Sporti

Tenisjeret nga Kosova mësojnë kundërshtarët në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019

07/21/2019 18:25
nga:Ideal

Kosovë – Spanjë dhe Kosovë – Suedi janë çiftet e tenisit në Baku 2019.

Ekipi i Kosovës në çifte në të dyja konkurrencat ka mësuar sot kundërshtarët, përcjellë GazetaBlic.

Çifti i meshkujve, Melos Nallbani dhe Fresk Sylhasi do të përballen me Spanjën, ndërsa ekipi i femrave, Vesa Gjinaj dhe Forta Morina ndeshen me Suedinë – Garat zhvillohen nesër.

/GazetaBlic/