Lajme

Tender 8.5 milionë euro për furnizim me material ndërtimi

04/26/2019 08:27
nga:Gazeta Blic

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka shpallur tender prej hiç më pak se 8.5 milionë eurosh për furnizim me material ndërtimi. Në dosjen e tenderit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se përmes këtij procesi të prokurimit MKK-ja synon t’i blejë 394 produkte të ndryshme ndërtimore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Më shumë se 8.5 milionë euro ka paraparë t’i shpenzojë Ministria për Komunitete dhe Kthim për furnizim me material të ndryshëm ndërtimor. Në dosjen e tenderit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se përmes këtij procesi të prokurimit Ministria po synon t’i blejë 394 produkte të ndryshme ndërtimore, të cilat nevojiten për ndërtim të shtëpive për të kthyerit në Kosovë.

LEXO EDHE: Serbia maltretoi shtatë zyrtarë të Kosovës, BE-ja kërkon sqarime

Më tutje në dosjen e tenderit në fjalë thuhet se për operatorët ekonomikë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi të prokurimit duhet të kenë një vërtetim të nënshkruar nga Administrata Tatimore e Kosovës e vendit të themelimit të OE-së, i cili dëshmon se kompania nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit përpara dorëzimit të tenderit.