Lojtarët e Manchester United kanë pasur një fillim katastrofik të sezonit, por trajneri i tyre Erik ten Haag nuk është i shqetësuar.
Pas triumfit të parë ndaj Fulhamit (1:0), United humbi nga Brighton (1:2), teksa u mposhtën në xhiron e kaluar 0-3 nga Liverpooli. Kështu, Ten Haag u bë trajneri i parë në historinë e klubit që u mund dy herë në tre ndeshjet e tij të para në Premier League.
Djajtë e Kuq humbën ndaj Brighton dhe Brentford sezonin e kaluar.
Pas pushimit ndërkombëtar, Manchester United luan ndaj Southampton, që bashku me Everton janë të vetmit ende pa pikë.
/GazetaBlic Sport