Lajme

Temperaturat në Antarktidë, si në Los-Anxhelos

02/28/2020 23:12
nga:Gazeta Blic

Shkencëtarët regjistruan ditën më të nxehtë në Antarktidë, pasi një valë nxehtësie po shkrin akullin dhe dëborën në kontinent.

Agjencia hapësinore amerikane NASA, njoftoi se më 6 shkurt, temperatura në stacionin hulumtues argjentinas “Esperanza Base”, në veri të Antarktidës, arriti në 18,3°C.

NASA shtoi se atë ditë temperaturat në bazë përputheshin me ato në qytetin amerikan të Los Anxhelesit, që njihet për motin e ngrohtë.

Gjatë gjysmës së parë të shkurtit, në Antarktidë u regjistrua një valë nxehtësie, pas dy të tjerave të mëparshme në nëntor dhe janar.