Lajme

Temperaturat mbi 35 gradë – Çdo ditë, mbi 300 njerëz u paraqitën në Emergjencë

08/13/2019 23:54
nga:L H

Në vendin tonë, temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Çdo ditë, mbi 300 njerëz paraqiten në Klinikën Emergjente, thonë përfaqësues të saj, derisa bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos nga disa kategori më të ndjeshme të njerëzve.

Drejtoi i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Dr. Basri Lenjani, i tha Zërit të Amerikës se kategoritë më të prekura nga temperaturat e larta janë të sëmurët, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shatzëna.

Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë thotë se këto kategori njerëzish duhet të jenë më të kujdesshëm nga temperaturat e larta.