Gati tre muaj po bëhen që kur zgjedhjet lokale kanë përfunduar.
Më 14 nëntor Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës mori votat e mjaftueshme për t`u bërë i pari i kryeqytetit.
Por as pas kësaj date Përparim Rama nuk ka arritur të emëroj të gjithë drejtorët e drejtorive në komunën e Prishtinës.
Gjithçka që ka bërë deri tani është emërim i disa drejtorëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK e PDK në Prishtinë kanë arritur një marrëveshje me bashkëqeverisje duke e ndarë kështu edhe pushtetin bashkë në kryeqytet.
Bazuar në atë marrëveshja Partisë Demokratike të Kosovës i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori.
Deri në këtë momente marrëveshja ka mbetur vetëm në letër por që nuk po jetësohet deri në fund e që do të nënkuptonte kompletimin e ekipit që Përparim Rama do të udhëheqtë me Prishtinën.
Gazeta Blic ka provuar të flas me kryetarin e Prishtinës, por ai nuk është lajmëruar, e njëjtë ka vepruar edhe Uran Ismaili nga PDK.
Deklaratën e fundit që e ka bërë lidhur me këtë kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka qenë e 27 janarit gjatë një vizite që bëri shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në kryeqytet.
“Jam në proces të përzgjedhjes”, kishte thënë shkurt Rama.
Megjithatë Gazeta Blic ka kuptuar se Përparim Rama tash e sa kohë është në pritje të dërgimit të emrave nga PDK për t`i zyrtarizuar ata, por se pse kjo nuk po ndodh “nuk e di askush”.
Zyrtarë të lartë të PDK-së i kishin thënë Gazeta Blic ditë më parë se javën që shkoi do të përfundoj edhe dërgimi i emrave për drejtor.
Po i njëjti i ka thënë Gazetës se deri këtë të premten, emrat për drejtor do t`i dërgohen kryetarit të Prishtinës.