Lajme

Telekomi shet mbi 1 milion pako brenda muajit

12/31/2019 15:33
nga:B. D

Telekomi i Kosovës po mbyll vitin 2019 me një rekord të rri sa i përket shitjes së pakove.

Brenda muajit dhjetor ka shitur hiq më pak se 1 milion pako, në të cilat përfshihet, minuta dhe sms pa kufijtë, shumë minuta kombëtar dhe shumë internet.

Ky rekord i ri vjen edhe si rrjedhojë i angazhimit maksimal të të gjithë punonjëseve por edhe të një premtimi publik se Telekomi do të rikthehet fuqishëm.

Kryeshefi Ekzekutiv Bedri Istrefi ka shprehur besimin se muajt e parë të vitit 2020 do të jetë shumë më i suksesshëm.

“Kemi arritur që këtë muaj të kemi shitje rekorde sa i përket  pakove tona, është shumë e qartë se konsumatorët tanë të cilët na kanë qëndruar besnik gjatë gjithë këtyre viteve po blejnë pakot tona për shkak se janë më të mirat në treg”, ka pohuar Istrefi.

Kryeshefi Istrefi ka folur poashtu edhe për një tjetër të mirë që do ti vije Telekomit të Kosovës gjatë janarit të 2020.

“Tashmë janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit ligjore sa i përket nënshkrimit të kontratës me Nokia, kontratë kjo e cila kryekëput do të merret me mirëmbajtje të rrjetit në nivel vendi dhe nga kjo, konsumatorët tonë do të kenë shërbime më cilësore dhe të meritueshme” ka shtuar tutje Istrefi .

Ndërsa që apetitet e kujtdo tjetër që Telekomi të falimentoj ose edhe të degradohet tutje , asnjëherë nuk do të jetësohen edhe pse gjatë gjithë vitit ka pasur tendenca të tilla nga nivelet më të larta të qeveris së vendit, konkretisht nga ministria e linjës dhe ministri Valdrin Lluka.

Bashkë me punëtorët e mrekullueshëm dhe të palodhshëm që ka gjiganti Telekom, do të ia kthejnë namin e dikurshëm kompanisë dhe këtë e dëshirojnë secili nga ne.