Geek

Telefoni më i vogël Android në botë

11/07/2017 13:07
nga:M H

Derisa Apple në mënyrë konstante po gjen mënyra të reja për të qenë revolucionar në industrinë e telefonave të mençur, një tjetër kompani po tenton të na kthejë në kohë më të qeta.

Kompania FutureModel planifikon të lansojë pajisjen NichePhone-S kah fundi i muajit, i cili punon në sistemin operativ Andorid, por nuk mund të kryejë asgjë më shumë se sa thirrjet, SMS dhe të emitojë muzikë.

Madhësia e tij është sa një kredi kartele dhe duket si kalkulator i vogël.

Telefoni do të dalë në treg më 10 nëntor në Japoni dhe do të kushtojë 95 dollarë. Ai punon në sistemin operativ Andorid 4.2.

11/05/2017 22:06

Android feston 10-vjetorin