Geek

Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin në CES 2018

12/13/2017 11:23
nga:Gazeta Blic

Kompania Synaptics ka lansuar sensorin optik për gishtërinj në fund të vitit të kaluar.

Tani është zbuluar një version i përditësuar i cili do të mund të lexojë shenjat e gishtave nën ekran OLED, transmeton Koha.net. Po ashtu, kompania njoftoi se prodhuesi “Tier 1” do të prezantojë telefonin e parë me sensorin për gishtërinj nën ekran në panairin e teknologjisë CES 2018.

Sensori Clear ID FS9500 punon vetëm me ekranet OLED. Kur aktivizohet, përdor panelin për të ndriçuar shenjat e gishtave dhe pastaj proceson rrezet e dritës. Synaptics thotë se sensori mund të punojë nën komponentët e trashë deri në 1.5 mm, duke përfshirë mbrojtësin e ekranit, xhamin mbrojtës dhe ekranin aktual OLED.

Kompania premton të njëjtën siguri të mbrojtjes siç është te skaneri për gishtërinj FS9100, të cilin e kanë një numër i telefonave të avancuar, duke përfshirë dyshen Galaxy S8. Po ashtu, do të jetë më shumë i qëndrueshëm ndaj papastërtisë dhe lagështisë pasi që do të jetë i vendosur në mes të pllakës kryesore dhe ekranit OLED.

Shumica presin që Samsung të zbulojë së shpejti Galaxyn S9, por kompania Vivo dhe Qualcomm që nga qershori kanë njoftuar se janë duke punuar në prototipet e tyre, kështu që telefoni i ri i Vivos mund të një befasi e madhe muajin e ardhshëm në Las Vegas.