Lajme

Telashe në VV-në e Mitrovicës, Muja: Mjaft lojrave dhe pazareve politike në dëm të qytetarëve

06/24/2021 07:45
nga:M K

Gjendja e VV’së në Mitrovicë nuk është stabile, kjo falë kritikave nëpër rrjetet sociale të përkrahësve të anëtarëve të kësaj partie Armend Muja dhe Agim Bahtirit, të cilët shprehin pakënaqësitë për njëri-tjetrin.

Vëllai i Armend Mujës Gazmend Muja, ish asambleisti komunal ka hedhur akuza për qeverisjen komunale në Mitrovicë.

“Mitrovicës i duhet qeverisje lokale e denjë për qytetarë, e jo qeverisje e ekipeve të perfiterave të cilët e kanë katandisur këtë qytet. Mjaftë më lojrave dhe pazareve politike ne dëm të qytetarëve”, ka shkruar Muja në Facebook.

Kujtojmë, që Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka treguar se do të jetë kandidati i vetëm nga Vetëvendosje që do të garojë në zgjedhjet locale të tetorit për këtë komunë.

Pasi pati zëra se Amend Muja mund të kandidojë nga kjo parti, mirëpo Bahtiri kishte mohuar një gjë të tillë.

‘’Para se me hy në fushatë, kam bisedu me Mujën që të hyjë në Vetëvendosje. Jemi ulë kemi bisedu. Ajo është vec propagandë që Arben Muja do të jetë kandidat për Mitrovicën. Me zoti Mujën i kemi kry këto diskutime, edhe me Kurtin’’, kishte thënë ai.