Euro2024

Tek Athletic Bilbao të zemëruar me federatën spanjolle për Nico Williams

07/11/2024 15:10
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Athletic Bilbao , Jon Uriarte, kritikoi Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) këtë të enjte se nuk e ka mbrojtur Nico Williams nga pyetjet lidhur me të ardhmen, në pjesëmarrjen e anësorit bask në Euro 2024.

“Ai iu nënshtrua një bombardimi pyetjesh për të ardhmen e tij të pakontrolluar. Ai është i fokusuar që të garojë në Euro me RFEF-në, të cilët nuk dinin ta mbronin”, ka vlerësuar drejtori për transferimin eventual te Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai foli gjithashtu për “projektin tërheqës dhe fitues” që e ka parë atë të rinovojë lojtarët e tij: “Klubi ka kapacitetin ekonomik, social dhe sportiv për të mbajtur në strukturën e tij futbollistë të këtij kalibri, përfshirë Nico Williams”.

Deklaratat e Jon Uriarte janë bërë para prezantimit të  Alvaro Djaló dhe Andoni Gorosabel në klubin bask.

/GazetaBlic Sport/