Showtime

“Të vritesh për artistët”, reagimi i Ardit Gjebresë për shembjen e teatrit i prek të gjithë

05/18/2020 09:50
nga:N S

Ardit Gjebrea, ësht shprehur tejet i brengosur pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ditën e djeshme në orët e hershme të mengjesit Teatri u rrënua, shkruan portali GazetaBlic.

Reagime të shumta erdhën nga artistët të cilët u shprehen të revoltuar me këtë ngjarje. Edhe Ardit Gjebrea, ka shkruar disa fjalë pas shëmbjes së Teatrit.

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë.

Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit?

E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre’, u shpreh Ardit Gjebrea.

Ndryshe, aktor, regjisor, gazetar kanë kundërshtuar shëmbjen e Teatrit. Rikujtojmë se, Teatri Kombëtar do të rindertohet për kushte më të mira sipas mediave në Shqipëri.

Adem Mikullovci e quan mjerim shëmbjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar

/GazetaBlic/

06/07/2020 17:00

Urimi i Aurela Gaçes me rastin e ditëlindjes së Ardit Gjebresë