Lajme

Te Thaçët në Burojë mblidhen komandantët e Drenicës, e kallin për Sylejman Selimin

01/26/2019 20:01
nga:Gazeta Blic

Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dje u lirua me kusht.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës janë mbledhur sot në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.

Në këtë kremte po merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Dje, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.