Lajme

A do të takohet Ahmeti me Zaev sot?

04/25/2017 13:46
nga:A. R.

Jo zyrtarisht raportohet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot do të takohet me liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të biseduar në lidhje me situatën aktuale e cila ka ngulfatur vendin që nga zgjedhjet e fundit.

Raportohet se Zaev ka kërkuar sërish të takohet me Ahmetin për të biseduar edhe në lidhje me veprimet e mëtutjeshme të shumicës parlamentare në Kuvend, shkruan Alsat M.

Takimi Ahmeti-Zaev akoma nuk është konfirmuar as nga BDI-ja e as nga LSDM-ja, me përjashtim të asaj që nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, ka deklaruar se partitë janë në kontakte permanente, përfshi edhe kryetarët e partive.

10/13/2019 08:38

Zaev i bindur për hapjen e negociatave: Është koha që BE të mbajë fjalën