Të shtëna me armë janë shënuar rreth orës 10:15 të ditës së sotme në Shkodër, në afërsi të shkollës Pyjore.
Forcat blu bëjnë me dije se është plagosur një 54-vjeçar, i identifikuar si Nikolin Huba, ish kryetar i PS në Vau Dejes.
Ai ka marrë plagë në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit, raporton TCH.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Propozimi i Edi Ramës si kryeministër, shkresa e PS-së mbërrin në Presidencë