Në fshatin Koliq të Prishtinës është raportuar në polici për të shtëna me arme zjarri në shtëpinë e një personi, shkruan GazetaBlic.
Sipas raportit të PK-së, me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz.
“Koliq, Prishtinë 25.11.2024-21:00. Është raportuar për të shtëna me arme zjarri në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në arrati “, thuhet në njoftim.