Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan

11/18/2019 21:18
nga:B. D

Një përplasje me armë ka ndodhur në Gjilan në orët e mbrëmjes.

Në lagjen “Dardania”, para pak çasteve janë dëgjuar të shtëna armësh.

Një burim i ka thënë Expressit se ka pasur përplasje që ka rezultuar me përdorim të armëve.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa Policia nuk është përgjigjur akoma rreth ngjarjes.

01/26/2020 15:39

Gjuajti me armë në natën e Vitit të Ri, arrestohet