Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dy të vdekur

03/02/2020 20:04
nga:E Sh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak momenteve në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 Shkozet, në zonën e “Nishtullës”.

Sipas raportimeve të Abc News përcjell Klan Kosova ka patur përplasje me armë zjarri mes disa personave.

Të dhënat paraprake raportojnë se nga përplasja ka mbetur i vdekur Anxhelo Avdia dhe një 35 vjeçar, ende i paidentifikuar, të dy banorë të Nishtullës.

Mësohet se në këtë përplasje me armë zjarri janë përfshirë disa persona.

Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj ngjarja ka patur shkak konfliktin banal.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën.

Detaje nga policia:

“Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.”

03/22/2020 12:12

Tentim vrasje me armë në Mitrovicë