Opinion

Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

03/17/2020 20:07
nga:Ramiz Kelmendi

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Nevoja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, obligimi dhe rezultati

-Duhet që urgjentisht organet e kontrollit të kryejnë punën e kontrollit me kujdes të shtuar për qytetarët e kthyer dhe për qytetarët që levizin pa asnjë arsye
-Duhet që të vazhdojë kërkimi i personave të ardhur nga diaspora me retroaktivitet nga 1 Marsi!

-Të infektuarit duhet që me sinqeritet të tregojnë për kontaktet që kanë pasur mundësi ti kenë me persona potencialisht me rrezik infeksioni ose të infektuar.

– Të informohen Qytetarët së paku 3 ditë për të kryer furnizimet e mbetura (Furnizimet me gjëra strategjike ka arritur masën e nevojshme në mbi 60 ditë)

– Mundësohet detyrimi vetëizolues për të gjithë ata të cilët nuk po respektojnë rregullat.
– Të mbyllen të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe të zvogëlohet mundësia e fundit për infektim dhe shpërndarje.

-Humbjet ekonomike për të gjithë akterët ekonomik do jenë më të voglat e mundëshme.
-Ka kompani kosovare e cila ka rezerva + rezervat shtetërore, ka automjete dhe fuqi për shpërndarje në tërë Kosovën e mbeshtetur nga Forca e Ushtrisë që tu përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave emergjente për artikuj themelorë ushqimorë dhe medikamente për qytetarë.

-Kjo masë shtonë besimin qytetarë se shteti do kujdeset për të gjithë.
-Nga ana ekonomike duhet që të gjithë të bartin mbi supe, dëmet nga kjo krizë. Shteti të lirojë tatimet në qëra dhe tvsh në qera. Fitimi i krijuar mos të tatimohet nëse riinvestohet në fitim që përdoret për riinvestim. Institucionet finansiare të prolongojnë në tërësi këstet dhe kamatat, i punësuari të bartë pagat për të punsuarit (sepse janë kontribues në ndërtim dhe sanim të gjendjes), i punësuari të bartë zvogëlimin e pushime vjetore (sepse karantinimi është pushim).

-Me gjendjen e jashtëzakonshme kthehet edhe besueshmëria në institucionet e vendit.
Nga e kaluara, dëmet materiale më së lehti përballohen duke marrë pjesëmarrje nga të gjithë Shteti së pari, biznesi i dyti dhe qytetari i treti.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi