Lajme

A do të rizgjidhen deputetët e ‘aderuar’ në PSD

05/14/2018 21:52
nga:Gazeta Blic

Koha e mbajtjes së zgjedhjeve do të jetë përcaktuese e fatit të 12 deputetëve, nëse do të fitojnë sërish besimin e qytetarëve, sikur e kishin me Vetëvendosjen kur u votuan për deputetë të Kuvendit të Kosovës.   

Kështu vlerëson, analisti Ramush Tahiri.

Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë që PSD të dalë fituese në zgjedhje ka rëndësi vizioni dhe metoda e veprimit.

“A do të ketë më shumë se 12 deputet varet nga ajo se në cilën kohë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe sa do të kenë kohë për animim të opinionit, për vizionin që e përfaqësojnë dhe cilat metoda të veprimit do të përdorin dhe cilën formë të organizimit të brendshëm partiak, pra liderist apo demokratik do të përzgjedhin”, ka deklaruar Tahiri për Gazeta Blic.

Analisti e ka folur për bashkimin e GDP-së me PSDK-në.

“Me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës lejohet transformimi i një partie politike në një tjetër shkrirja apo bashkimi apo kalimi i deputeteve të Kuvendit të Kosovës nga një subjekt te tjetri subjekt politik ose dalja të pavarur”, tha ai.

Sipas tij, Partia Socialdemokrate e Kosovës ka gjithsej 12 deputetë e dy kryetar komunash, por kjo sipas tij mund të ndryshojë sepse mund të ketë ardhje të reja ose largime.

“Tash Partia Socialdemokrate e Kosovës i ka 12 deputetë dhe dy kryetar komunash e mund të ketë më shumë nëse në ndërkohë dalin dhe anëtarësohen të tjerë. Ose mund të ketë edhe më pak nëse largohen”, është shprehur analisti, Tahiri.

Në fotografi: Ramush Tahiri

 

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala ka thënë se në qoftë se PSD arrin të krijojë marrëdhënie partneriteti me partitë siç janë LDK, AAK apo NISMA, atëherë mbase edhe do të mund të ketë sukses në skenën politike të Kosovës.

Sipas tij Kosova më shumë sesa për një parti politike ka nevojë për një lidership vizionar.

“Mendoj që Kosova më shumë se për parti politike ka nevoje për një lidership vizionar që ka aftësi dhe vullnet për ta shtyrë përpara axhendën e zhvillimit ekonomik, sundimit te ligjit dhe demokratizimit institucional dhe shoqëror”, ka deklaruar Shala.

Krenar Shala

Ditë më parë, grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kanë funksionuar për një kohë si Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë ‘formuar’ partinë re.

Partia Socialdemokrate quhet partia më e re në vend e cila Kryetar ka Shpend Ahmetin, Nënkryetar, Visar Ymerin dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.

Në këtë mbledhje e Partisë Socialdemokrate u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë ku u morr vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare./GazetaBlic

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!