Me rastin e 19 vjetorit të shuarjes nga jeta të ish presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish Presidentit Ibrahim Rugova, sot ka bërë promovimin e librave “TË PREMTET”.
Ky projekt, që pasqyron një dekadë të tëra të veprimtarisë dhe fjalës së Rugovës, vjen si një dokumentar që ruan kujtimin dhe mesazhin e një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.
E autori i librave, Adnan Merovci, gjatë fjalës së tij, ndau emocionet dhe sfidat e këtij projekti, që përfshin rreth 2000 faqe të transkriptuara, përkthyer dhe digjitalizuar nga materialet që dokumentojnë ngjarjet dhe fjalët e Ibrahim Rugovës.
Ai tha se ndjehet krenar që ka mundur të ruajë dhe transmetojë përmes këtyre librave, jo vetëm mesazhin e Rugovës, por edhe momentet kyçe që formësuan historinë e Kosovës.
“Fillimisht, një sqarim të kohëzgjatjes 10 vite, 10 vjet kanë zgjatë me u bë pesë libra, gjithësisht 2000 faqe, në krejt këto lidhet vlera që në atë kohë janë xhiruar këto, është poteza e parë e dyta, është që kanë shpëtuar në këtë laurë që ka ndodhë në atë kohë. Mandej, digjitalizimi i tyre që ka zgjat me vite, transkriptimi i tyre, përkthimi e të tjera. Sot ndihem krenar që atë zë dhe atë fjalë që e ka pasë dijetari Ibrahim Rugova ndodhet i artikuluar në 1500 pyetje dhe 234 expose të Ibrahim Rugovës në konferenca për shtyp në emër e mbiemër”, tha Merovci.
Në këtë ngjarje, e pranishme ishte edhe bashkëshortja e dijetarit, Ibrahim Rugova, Fanë Rugova.
E Merovci tha se zonja Rugova ka qenë një mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e tij politik dhe intelektual.
“Përshëndes zonjën e parë historike që na ka nderuar të gjithëve dhe është Fanë Rugova, e cila me punën e saj, veprimtarinë e saj, aktivitetin e saj ishte dorë e djathë, e majtë, e parë, e fundit, e dijetarit Ibrahim Rugova në krejt rrugëtimin e tij. Prapra një udhëheqësi, dijetari të madh ka qëndruar një zonjë e cila ka quhet Fanë Rugova”, u shpreh ai.
E dëshira e autorit në ditën e këtij promovimi ishte që përmes librave, së bashku me të gjithë të pranishmit, të i’a dërgojë një falenderim të veçantë ish presidentit, duke thënë: “Faleminderit Ibrahim Rugova që na përket”.
“Meqenëse ky promovim i librit, koncidon me 19 vjetorin e shkumjes në amshim të dijetarit Ibrahim Rugova, së bashku me ju dëshiroj që të i’a dërgojmë një dritë shpriti së bashku nga ky vend dhe ti themi “Faleminderit Ibrahim Rugova që na përket””, tha ai mes të tjerash.
Po ashtu, recesenti i librave, Milaim Nela, e cilësoi këtë vepër si një akt të rëndësishëm historik dhe kulturorë.
Ai e lavdëroi punën e Merovcit, që mundi të kthejë në fjalë dhe fakte të dokumentuara, gjithë angazhimin e Rugovës në një periudhë të jashtëzakonshme të luftës dhe paqes për Kosovën.
“Kur z.Merovci ma kërkoj që të jem pjesë, si një zë përtej kufirit të dhunshëm, u ndjeva i privilgjuar dhe i vlerësuar. Duke qenë një adminisrues i dijetarit Rugova, pata ndrojen dhe do të them përshtypjet e mija: Kur Ibrahim Rugova doli në krye të alternativës kosovare, atëherë që më vonë u quajtë Lidhja Demokratike e Kosovës, unë isha student i Univeristetit të Tiranës, por zhvillimet më kanë shoqëruar që kur e kam dëgjuar për herë të parë emrin Kosovë, dhe kjo ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë deri më sot. Kosova për mua ka qenë jo vetëm referencë e përhershme, por një ndër qendrat e shqiptarizmit dhe mburoja jonë, kur Shqipëria ka kaluar në momente të vështira. Fillimisht, nuk mundem të rri pa i thënë dy fjalë për autorin Adnan Merovci i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme e të mundimshme të paramendosh transkriptimin e fjalëve në tekst nga zëri të materialeve voluminoze që shtrihen në një periudhë 10 vjeçare, është shumë e vështrië për një institucion, po le më për një person të vetëm. Faleminderit Adnan”, u shpreh Nela, raporton GazetaBlic.
Nela theksoi se kjo vepër është më shumë se një pasqyrë e politikës, është një trashëgimi që duhet kuptuar dhe interpretuar me kujdes nga brezat e ardhshëm.
“Kolana e librave që transmetohet sot, ka një rëndësi të jashëzakonshme jo vetëm si pjesë e themelit të shtetit të Kosovës, por për mesazhet që bart duhet të jetë shumë me rëndësishme, jo vetëm për politikën e sotme, por edhe për aspiratet që dëshirojnë të merren me politikë të ardhmen. Le të shërbej kjo vepër e Adnan Merovcit si nxitje për tu thelluar më tepër në thellimin e studimit të dijetarit Ibrahim Rugova, e kjo të shërbej për ta çimentuar shtetin që është ndërtuar me aq mund e sakrifica, jo vetëm të tuajat por sidomos të atyre sakrifuan gjënë më sublime për këtë tokë jetën e tyre.”, u shpreh Nela.
Nga ana tjetër, Ambasadori i parë i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, e përgëzoi Merovcin për këtë punë të jashtëzakonshme, që ka mundësuar një pasqyrë të qartë të periudhës kur dhuna serbe kishte arritur kulmin, ndërsa qëndrimi paqësor i Ibrahim Rugovës udhëhoqi jo vetëm politikën kosovare, por edhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Deshta ta përkëzoj autorin e kësaj vepre të jashtëzakonshme që i ka kërkuar kohë dhe është dashur shfletim i kujdeshshëm në për të gjitha ato konferenca shtypi dhe zhvillime në të cilat ne si komb, si kolektiv, por edhe si individë i kemi kaluar mendoj që me këtë Z.Merovci ka bërë një rumbullakim të asaj që ka ndodhur në aspektin politik të kohës, në kohën kur dhuna serbe vazhdonte në mënyrë të tmerrshme në popullin e Kosovës. Qëndrimi i Rugovës dhe politikës së tij paqësores, postoj konfliktin për një kohë por në të njejtën kohë ndodhi ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, përfitimi i miqëve të Kosovës që i qëndruan pran në atë kohë më dramatike dhe vendimtare në të cilën ka kaluar ky popull. Në fund deshta të them se miku im, Adnan Merovci, me këtë liber ka bërë një punë të jashtëzakonshme që ka rëndësi dokumentare, por që do të shërbej edhe si referencë për këdo që do të shkruaj për atë periudhë, për atë personalitet i cili do të mbetet i paharrueshëm në mendjen kolektive të shqiptarëve”, përfundoi Spahiu.
Ndryshe, Adnan Merovci, është autor i disa librave të tjerë dhe aktualisht autor dhe drejtues i emisionit “FAKTE”.
/GazetaBlic/