Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren.
Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi tentim-grabitja e armatosur, përcjell Gazeta Blic.
Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informacioneve të plagosurit dyshohet se janë babë e djalë, pronarë të argjendarisë, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.
Të dyshuarit ndodhen në arrati.
I jepet ndihmë urgjente mjeksore të plagosurve, pamje pas tentim-grabitjes në Prizren