Lajme

‘Do të përmbyset rezultati në Prishtinë’

11/21/2017 23:38
nga:Gazeta Blic

Anëtari i AAK-së, Arbër Vllahiu ka theksuar se do të ketë përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës.

Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se epërsia e Ahmetit është vetëm 200 vota.

“Kjo epërsi do të përmbyset pas numërimit të votive me kusht”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Vllahiu ndër të tjera ka thënë se ndoshta do të jetë e nevojshme edhe rinumërimi i të gjitha votive.

Ish- kandidati i AAK-së, për kryetar të Prishtinës, Vllahiu ndër të tjera ka thënë se mënyra se si VV ka bartur votuesit për të votuar, ëstë manipuli me qytetarët.

“Ne po presim që të shohim se çfarë do të ndodhë sepse ka pasur vota të cilat nuk kanë kaluar te kandidati në momentin kur është dashur të kalojnë. Nuk dua të dyshojmë në procesin zgjedhor. Shpresoj që rezultati të jetë i favorshëm për kandidatin tonë. Nuk dua të besoj se procesi është manipuluar atëherë duhet të shohim se si të dilet nga kjo situatë. Nëse ngrihen shqetësime për më shumë vendvotime sesa një dhe nëse ka pasur procese të tilla. Duhet të numërohen të gjitha votat dhe besojmë se do të përmbyset ky rezultat”, ka shtuar Vllahiu.

“Unë nuk e di se cilat janë përshtypjet e të tjerëve, flas vetëm informacionet flasin se LDK-ja dhe ne kemi pasur mbi 250 komisionerë që kanë votuar me kusht dhe një trend flet se votat me kusht janë vota të LDK-së dhe Aleancës”, ka theksuar Vllahiu

Ndryshe, pritet që ditën e enjte përfundimisht të dihet fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë dhe ne Prizren, kur ede do të numërohen votat me kusht dhe me postë, që janë mbi 2000, gjegjësisht 1600./ Gazeta Blic

 

10/21/2019 19:15

Lutfi Haziri, tash me një deklaratë ‘tjetër’ për koalicionin me Vetëvendosjen