Showtime

‘Të pasurat e Dubait’, Kush janë vajzat shqiptare që mbulohen me para dhe nga kush?

02/24/2020 14:26
nga:N S

Jeta luksoze e yjeve shqiptare çdo ditë  e më shumë po rritet, sidomos kur flasim për femrat, këtë mund ta shohim më llogaritë e tyre dhe  platformat sociale, postime këto të cilat i publikojnë nga vendet të ndryshme, por me theks të veçantë, Dubai.

Me një punë në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke u bazuar në buxhetin dhe të ardhurat e këto dy shteteve, është paksa e vështirë të ofrohet mundësia për vizitë në Dubai apo vend tjetër luksoz për shkak të pagave të ulëta.

Disa nga fytyrat e njohura publike, duke përfshirë edhe këngëtare janë vizituese të rregullta të kryeqytetit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk është vetëm vizita por edhe veshjet e tyre të shtrenjta e makinat të cilat i posedojnë, lirisht mund të krahasohen me ato të artistëve të huaja me famë botërore, derisa hotelet se ku qëndrojnë janë tejet të kushtueshme, madje shpeshherë shkojnë në mijëra euro, shkruan GazetaBlic

Por kush janë këto vajza shqiptare të cilat jetojnë një jetë të tillë dhe nuk dihet se nga financohen, pasi që asnjëherë nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për mediat lidhur me këtë. Ajo se çka mbetet  në mendjen e publikut është vetëm paga që ato marrin nga profesioni i tyre në Kosovë apo Shqipëri, por çdoherë me dyshimin se ekziston dikush prapa gjithë kësaj.

Arta Elezaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë’, njëra nga këto fytyra publike është adhuruese e Dubait dhe vendeve luksoze. Së fundi, është duke pushuar në Afrikë në një nga hotelet atje me emrin ‘Shangri-La’s Le Touessrok Resort & Spa, për ju që nuk e dini vetëm një natë atje kushton 451 dollarë.

Në fillimet e karrierës së saj si aktore,  ka qenë më ndryshe, pra jo sikurse duket tani sa i përket pamjes. Arta është nga Klina, përveç rolit të saj si aktore është edhe modele. Ajo çdoherë pothuajse ka qenë në kërkim të famës, të cilën më në fund duket se e ka arritur. Tashmë gëzon një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram‘ , rreth 184 mijë sosh, njerëz këta nga shumë vende të botës.

Në postimet që zgjedh të ndajë me ta janë kryesisht provokuese, ku në secilin prej tyre zbulon pasuritë trupore. Arta, vetëm në një postim arrin të marrë 23, 337 mijë pëlqime dhe mijëra komente. Pushimet e saj nuk përfundojnë më kaq, teksa Dubai është destinacioni që nuk i shpëton pa e vizituar, po ashtu Santorini, Turqia, Zvicra e Parisi.

Një emër tjetër i estradës shqiptare që komentohet vazhdimisht për pushimet luksoze,  është aktorja tjetër e serialit ‘O sa mirë’, Arta Nitaj, e cila me prejardhje është nga Peja. Ajo për dallim nga kolegia Arta Elezaj, viziton më shpesh Dubain, vizita nga të cilat nuk heziton të publikojë fotografi. Madje, vitin e kaluar festoi 23 vjetorin e lindjes pikërisht në Dubai.

Në Instagram, publikonte vazhdimisht momente bashkë me shoqet e saj. 23 vjeçaren e kemi parë edhe prezantuese të sportit në RTV Dukagjini. Me një pagë nga profesioni si prezantuese në Kosovë është e palogjikshme vizita për në Dubai. Arta, mori hapat  e parë të famës në ‘O sa mirë’, u njoh si ‘Xhesika‘ ku kishte një rol të tërheqjes së vëmendjes nga klasa dhe profesorët, gjithnjë sipas rolit, për shkak të pamjes dhe formave trupore. Që nga atëherë, Nitaj ka ndjekës të shumtë në Instagram, rreth 198 mijë. Sipas postimeve të fundit është duke qëndruar në Dubai.

Jo vetëm artistë të Kosovës, edhe ata nga Shqipëria vizitojnë Dubain. Mund të përmendim motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën. Pas përfundimit të sezonit në emisionin, ‘Shiko kush luan‘, Luana mori rrugën për pushime, jo në Durrës apo Ulqin, por në Dubai. Bashkë me motrën, Marinën dhe reperin Getoar Selimi i njohur me emrin artistik si Gheto Geasy, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshorti i Marinës.

Sipas mediave të Shqipërisë, Luana është në lidhje dashurie me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj, e si duket ai ia mundëson pushimet, pasi që posedon biznese personale dhe fiton shuma të mëdha parash.

Geasy njihet për jetën luksoze të cilën e bën  nga karriera e tij si këngëtarë, tekstshkrues, inçizues këngësh,  po ashtu edhe si dizajner profesionist por cili është biznesi i reperit nuk e ka bërë asnjëherë publike por nga ajo që shohim, Getoar Selimi vishet shumë bukur. Labeli, Babastars i jep një fitim të madh pasi që është themelues, bashkë me antarë të tjerë bëjnë muzikë dhe me këngët e tyre arrijnë shikime të shumta në platforma sociale.

Blogerja, Lori Hoxha nuk mungon në mesin e vizituesve të Dubait, Parisit dhe vendeve tjera luksoze. Po të shohim Instagramin e saj, ka 831 mijë ndjekës. Imazhet që poston janë kryesisht duke shijuar pushime të shtrenjta. Së fundi, gjendet në Indonezi në ishullin Amankila, vend ky super luksoz. Në fotot që poston, ajo merr komente të shumta me pyetjen se kush qëndron prapa luksit të saj por nuk jep ndonjë përgjigjje. Një fotografi e blogeres merr 18,933 pëlqime, mos të flasim për ato të publikuara nga Dubai që shkojnë deri 29,451 pëlqime. Por kush është, Lori Hoxha? Çfarë aktiviteti kryen në Dubai, eh po nuk e di askush!

Morena Taraku, është njëra nga këngëtaret e cila shijon jetën luksoze, duke u nisur nga ushqimi që konsumon, makinat, veshjet, e shumë gjëra të tjera të cilat i publikon në rrjete sociale. Ajo viziton vende përrallore, e ku Dubai është një destinacion që përzgjedh për ta vizituar. Verën e kaluar, Morena ishte atje ku edhe pubikonte fotografi në bikine. Artistja, jeton një jetë që jo edhe shumë persona mund ta bëjnë.

25 vjeçarja, arrin të përfitojë edhe nga projektet muzikore por jo edhe shumë, sepse nuk dëgjohet edhe aq madje ka mendime se ajo nuk ka zë për të kënduar. Në Dubai, Morena zgjedh vendet me pamjet më më të bukura. Së fundi, ishte për pushime edhe në Tajlandë, por si arrin Morena Taraku të jetojë një jetë të tillë? Për dallim nga personalitetet publike të përmendura mësipër që nuk janë të përfshirë në skandale, Morena nuk u ka shpëtuar. Kohët e fundit, ajo u akuzua për një veturë ‘Bentley‘ , për të cilën u tha se ishte e vjedhur, madje iu publikua edhe një bisedë telefonike me një zhargon të vrazhdë duke iu drejtuar personit i cili sipas këngëtares e ka mashtruar, i ka shitur veturë të vjedhur. Por kush është ai person, më të cilin ajo ka biseduar, nuk dihet!

Si funksionon kjo  dhe nga i marrin paratë këto vajza shqiptare?

Sipas mediave në Shqipëri, në vitin 2020, ka hyrë një frymë e re e prostitucionit e cila bëhet online. Ka vajza të cilat publikojnë imazhe në rrjete sociale duke  i ekspozuar asetet e tyre,  aty iu vjen një ftesë për një shëtitje luksoze nëse ato pranojnë atëherë takohen me klientët e tyre dhe kështu përfundojnë procedurat. Por pagesa u  bëhet edhe online nëpermjet fotografive nudo që ato zgjedhin t’iu  dërgojnë. Vendet të cilat merren me gjëra të tilla janë kryesisht Dubai, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithnjë sipas tyre, raportohet se ka vajza të cilat në fillim merren si stjuardesa pastaj shiten duke i kënaqur epshet e sheikëve të cilët janë të mbuluar me para. Natyrisht ky shpjegim nga mediat në Shqipëri nuk ju referohet vajzave në këtë shkrim, pasi që nuk ka asnjë argumentim në favor të kësaj.

Kjo temë e pushimeve luksoze të vajzave shqiptare të cilat nuk kanë ndonjë punë tashmë po ekzagjerohet, por nuk po trajtohet në shoqëri me atë mendimin se secili njeri ka të drejtë të jetojë jetën siç dëshiron por ka të atillë që nuk janë pro kësaj teorie. Këngëtari, Genc Prelvukaj këto ditë ka publikuar projektin muzikor ‘Eskorta‘ në të cilin ka trajtuar pikërisht këtë luks të madh të vajzave shqiptare. Ai e përshkruan, një çift ku femra e dëshiron të dashurin e saj vetëm për pasuri, në tekstin e këngës përmend edhe pushimet në Dubai, veshjet e shumëçka tjetër.

‘Eskorta jeme e bukur një pyetje e urtë, pagesën e don n’kesh apo n’kriptovalutë. Materializmi është sëmundje, ti je simptoma kshtu që ma mirë hap libra se sa kondoma. Mashkujt e vërejnë, kur sharmi dështon, lektë nuk zhgënjejnë. What a drama, kur t’shpisë i rren’ që bon pare me reklama. N’story e post ose n’blog a knej secili plak t’porositë me katalog, mos u fsheh n’Dubai nuk t’shohin n’galeri apo n’muze’, është një pjesë nga teksti këngës së Genc Prelvukaj.

Ndër të tjera, ka edhe shumë fytyra publike me llogari në rrjete sociale të cilat kanë zgjedhur këtë rrugë për ta jetuar jetën e tyre por çdoherë të fshehura dhe nuk arrin askush ta kupton se nga financohen..

/GazetaBlic/

Natyra Salihaj

 

‘Të pasurat e Dubait’, Kush janë vajzat shqiptare që mbulohen me para dhe nga kush?

‘Të pasurat e Dubait’, Kush janë vajzat shqiptare që mbulohen me para dhe nga kush?DETAJE NË VIDEON E MËPOSHTME

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 24 février 2020

07/09/2020 19:36

Arta Elezaj e bën edhe këtë, pozon pa reçipeta ekspozon gjoksin publikisht