Cult

“Të pasionuarit pas artit – Të varfër, por të lirë”

09/16/2020 12:38
nga:L I

Viti 2020 mori pas vetes figura të rëndësishme të cilët i dhanë një frymë tjetër artit kosovar, shkruan GazetaBlic.

Njerëz që i shërbyen Kosovës me nder dhe krenari përmes artit që ata përcollën para publikut.

Fillimi i këtij viti, data 7 shkurt na la pa këngëtaren dhe aktoren, “Bilbilbin e Kosovës”, Nexhmije Pagarushën.

Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, pasi për shumë vite vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për 40 vite i dha aq shumë muzikës shqiptare, duke qenë një nga zërat më të veçantë, ndërsa ajo ende vijon të frymëzojë ende artistët e rinj.

Nexhmije Pagarusha

Një emër tjetër i mirënjohur është dhe Leze Qena, e cila ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, ditën e 25 marsit.

Një artiste që ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë kosovare dhe la pas vetes një karrierë të bujshme profesionale.

Leze Qena

Artistja kishte vite që ishte larguar nga skena publike pas një aksidenti që pati me makinë, por Violetë Rexhepagiqi shquhej për ekstravagancë dhe avangardë që në vitet 1980, si në muzikë e ndër tjerash edhe në modë.

Ishte inspirim për shumë njerëz, pasi ishte një shpirt i lirë dhe një artiste mjaft e guximshme.

Violeta Rexhepagiqi për vite me radhë ishte e angazhuar si këngëtare, kompozitore dhe gazetare në lëmin e raportimit.

Violetë Rexhepagiqi

Ndërsa, mëngjesin e ditës së djeshme, 15 shtator, u mbyll perdja për ikonën e artistit kosovar, Adem Mikullovcin.

Aktor, regjisor, dramaturg, skenarist, producent ishin vetëm disa nga titujt që ai barte në vete, ndërsa me artin që ai e bëri për publikun mbetet krenari e madhe shqiptare.

Adem Mikullovci

Artistë këta që lanë një boshllëk në botën artistike kosovare, por që veprat e tyre do të jehojnë gjatë nëpër gjenerata.

/GazetaBlic

10/05/2020 19:09

Shkumbin Istrefi rrëfen ekskluzivisht për GazetaBlic, kujtimin e paharruar nga Adem Mikullovci