Lajme

Të paktën 16 të vrarë në sulmin ndaj spitalit në kampin e refugjatëve në Gaza

10/09/2024 17:15
nga:Sh R

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur pas një sulmi në një spital brenda kampit të refugjatëve Jabalya në Gazën veriore, kanë thënë zyrtarët e spitalit.

Hussam Abu Saifiya, drejtor i spitalit Kamal Adëan në veri të Gazës, i ka thënë CNN-it se trupat e të paktën 16 prej të vrarëve në sulm kishin mbërritur në objektin e tij, shumë prej tyre të djegur.

Abu Saifiya tha se tendat e ngritura në terrenin e spitalit Al-Yemen Al-Sa’eed ishin në shënjestër.

Sipas tij, spitali Kamal Adëan është i vetmi institucion mjekësor plotësisht funksional që ka mbetur në veri të Gazës.