Opinion

Të menduarit kolektiv, efektet dhe pasojat

Y IY I

Sado që informimi i drejtë dhe i saktë shërben për vetëdijesimin tonë në çdo situatë të krijuar, luteni për qetësi dhe qëndrim sa më larg informacioneve që shqetësojnë, një rast i dyshuar në tv nuk është një rast në shtepit e juaja andaj luteni që të keni sa ma shumë qetesi, pozitivitet dhe te bashkëveproni me njëri tjetrin.

Efekti Placebo dëshmon fuqinë e të menduarit. Në një eksperiment të bërë për këtë qëllim, tre grupeve iu tha se do të pinin një ilaç që do t’ua rriste adrenalinën.

Grupi i parë e dinte që nuk ishte një ilaç për rritjen e adrenalinës dhe nuk pati asnjë lloj reagimi. Grupi që mendonte se do të merrte një ilaç që do t’ia rriste adrenalinën, po në fakt nuk ishte ashtu, filloi të shfaqte simptoma që nuk duhej t’i kishte pasi tabletat nuk kishin asnjë efekt! Efekti u quajt Placebo, për shkak se vetëm të menduarit shfaq fiziologjikisht efektet e pritura.

Marr shkas nga gjendja aktuale e vendit për ta shpjeguar se çfarë “lojërash” bën mendja jonë! Prandaj nëse ju kolliteni papritur, qetësohuni.

Duhet të lexojmë me kujdes shenjat e virusit dhe me mendje të qetë. Mos lejoni t’ju afektojë, por ruajeni qetësinë.
U mundova të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta dhe jo shkencore, duke konsideruar çdo grupmoshë, mendoj se është një detyrim moral dhe social të kujdesemi për mirëqenien e njeri tjetrit.

Ne jemi qenie sociale dhe mund të funksionojmë vetëm kështu. Ju lutem, kujdesuni për më të moshuarit dhe fëmijët, që nëse mendojnë që po i ndiejnë simptomat, por në fakt është thjesht pasojë e situatës, luteni që t’i kuptoni dhe të jeni pranë tyre!

#Bejkujdespapanik

Psikologe: Ema Sallahu