Showtime

“A do të martohet sërish Pirro Çako”, ja çfarë thotë kantautori!

04/17/2018 08:09
nga:L I

“Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një prej pyetjeve të fëmijëve mbrëmjen e sotme në Kurthin e Piter Panit, që iu drejtua kantautorit të njohur Pirro Çako.

Edhe pse u përpoq t’i kalonte me sportivitet, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth. Megjithatë, nuk la pa përgjigje disa prej pyetjeve më picante të fëmijëve.

Divorci i bujshëm me sopranon e njohur Inva Mula e ka shoqëruar Pirron edhe shumë vite pas. Megjithëse ai përpiqet ta shmangë këtë pjesë, sërish e ka të pamundur të shmangë pyetjet sa herë gjendet në intervista televizive.

Por a do të martohet sërish? Edhe kjo ishte një pyetje e beftë, së cilës, ai sërish iu përgjigj me sportivitet: “Po edhe kur je beqar, si i martuar je…” – tha me të qeshur, por nuk i kënaqi fëmijët me këtë përgjigje.

“Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës” – tha kantautori duke mos lënë asnjë hapësirë për aludime dhe për lajme rozë… Nuk deshi të binte në kurth./Revista Class

12/13/2018 23:40

Zafir Berisha me shkrim të veçantë për ushtrinë