Cool

Të kalosh një natë brenda ‘patates’ më të madhe në botë!

04/24/2019 15:15
nga:L I

Të gjithë dëshirojmë të kemi diçka tonën me të cilën mund të mburremi, apo të arrijmë diçka në jetë, me të cilën do të lavdërohemi para të tjerëve.

Por, a e keni menduar ndonjëherë të kaloni një natë brenda patates, transmeton Indeksonline.

Kjo ëndërr tani mund të bëhet realitet, pasi mund të kaloni një natë në hotelin ‘Big Idaho Potato’.

Patatja e madhe prej gjashtë tonësh është e ndërtuar edhe nga çeliku e betoni përbrenda.

Patatja nga brenda është tejet e bukur, ka një shtrat për të fjetur, dy karrige, një tabure dhe një tavolinë. Po ashtu, ka edh e një banjo të vogël anash, një kuzhinë dhe kondicioner.