Lajme

A do të jetë Hashim Thaçi njëri nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale, ja çka thotë Selmanaj!

01/11/2018 20:54
nga:D.I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se po dyshon që presidenti Thaçi mund të jetë njëri prej të akuzuarve në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj në rtv Dukagjini ka thënë se sjelljet e dy viteve të fundit të presidentit Thaçi karshi ndërkombëtarëve e kanë bërë atë mendoj që diçka ka në këtë mes.

“Qasja e Thaçit karshi bashkësisë ndërkombëtare që dy vitet e fundit më ka bërë të mendoj që ose dinë ai diçka apo po frikësohet shumë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij kanë qenë të habitshme veprimet e Thaçit dy vitet e fundit me ndërkombëtaret sepse sipas tij pas Ibrahim Rugovës ka qenë pikërisht Thaçi personi më bashkëpunues me ndërkombëtarët.

“Në fakt unë mendoj që pas vdekjes së Ibrahim Rugova një figurë e cila bashkëpunonte më së shumti me ndërkombëtarët ka qenë Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Tutje deputeti i LDK-së tha se nuk beson se Thaçi mund të shpallet fajtor mirëpo me shumë gjasë do të trajtohet.

“Më shumë besoj se do të jetë ai që do të trajtohet nga Gjykata Speciale nuk besoj që do të dalë fajtor”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

“Ka me u trajtu një numër i konsiderueshëm në Gjykatën Speciale”, ka përfunduar ai.

01/19/2018 10:22

Gecaj reagon ndaj Nasim Haradinajt, ja si e quan atë!