Sporti

“Të jesh lojtar i Romës do të thotë të jesh një njeri me fat”

07/21/2019 23:50
nga:Ideal

Amadou Diawara thotë se të jesh një lojtar i Romës do të thotë të jesh një njeri me fat dhe se do të jetë një nder që do të stërvitet nga Paulo Fonseca.

Diawara ka nisur stërvitjen me Ujqërit, megjithëse sapo është kthyer nga Kupa e Afrikës.

“Për mua, të jesh një lojtar i Romës do të thotë të jesh një njeri me fat,” shprehet ai për Roma TV.

“Kam sakrikuar pushimet për të ardhur këtu. Po prisja me padurim të takoja shokët e rinj të ekipit.

Fola me trajnerin përpara se të mbërrija, do të jetë një nder të luaj nën urdhrat e tij.”/Telesport/