Lajme

Të hënën tryeza e PSD-së, VV ende nuk ka vendosur nëse do të shkoj

06/13/2018 13:08
nga:Q F

Ftesat e Partisë Social Demokrate për tryezën politike, tashmë kanë arritur në zyrat e të gjitha partive politike në vend, përjashto këtu Listën Serbe.

PSD ka thirrur tryezën për konsensus politike për ditën e hënën 18 qershor, me fillim nga ora 11:00.

Zyrtari për media i PSD-së, Shkodran Hoti i ka konfirmuar Gazetës Blic, se ftesat tashmë janë dërguar.

Ndërsa ka thënë se në tryeze ka vetëm një temë diskutimi e që është dialogu me shtetin serb.

Shkodran Hoti (PSD)

“Tryeza është ftuar për të hënën, me 18 qershor, ne orën 11. Tema e saj do te jete: Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare.

Ftesat kanë shkuar dje tek të gjitha partitë politike, përveç Listës Serbe”  ka thënë Hoti.

Por ndonëse kanë marrë ftesën, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk ka vendosur nëse do marrë ose jo pjesë ne tryezën e PSD-së, parti kjo e krijuar nga personat që ikën nga VV-ja.

Shkak për mos marrjen e vendimit del të jetë aktiviteti i madh që VV ka në ‘Javën e Lëvizjes’

Deputetja e kësaj partie Drita Millaku, duke fol për Gazetën Blic ka thënë se nuk kanë marrë ende vendim nëse do shkojnë ose jo, për shkak të angazhimeve në Javën e Lëvizjes.

Drita Millaku ( VV)

“Jo ende nuk kemi marrë vendim, nëse do shkojmë ose jo, sepse jemi në angazhime për javën e Lëvizjes.

Kemi shumë aktivitete dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi arrit me u mbledh me u taku për këtë çështje dhe me marr vendim” ka thënë Millaku.

PSD është e katërta parti politike që po organizon këtë tryezë, e cila ishte iniciuar fillimisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me qëllimin që spektri politik në vend të arrijë konsensus rreth çështjeve të rëndësishme për vendin.

Pas LDK tryeza ka kaluar tek PDK-ja, pastaj Lëvizja Vetëvendosje dhe tani është radha e PSD-së./GazetaBlic/

06/21/2018 17:12

Veseli: Marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë kompromis i ri